Paulownia


Historia

Storia-Paulownia-01Paulovnia u shfaq në Evropë në fillim të viteve 1800, e importuar nga kompania hollandeze e Indisë Orientale. Mori emrin e tanishëm prej gruas fisnike ruse Anna Pavlovna, bija e Carit Pauli i I-rë (1818). Në mes të shekullit, ajo u përhap në të gjithë territorin në Itali për shkak të cilesisë së saj. Është një pemë ne dukje madhështore dhe me lule shumë dekorative, me gjethe në formë zemre dhe me push dhe në fund të pranverës ajo prodhon lule aromatike të bardha ose lejla të lidhura në degë të mëdha, frutet vjeshtore janë kapsula ovale të mbuluara nga një cipë e artë. Paulovnia është druri i quajtur ndryshe me emrin “Pema e Princesësh” ose “Pema e zogut Feniks”, dru me përbërje të fortë dhe me rritjen më të shpejtë në botë. E kultivuar në kushte të përshtatshme, KLONI I PAULOVNIAS mund të rritet me një shpejtësi të atillë sa të kalojë 20 metra lartësi në 3 vjet, i përsosur për prodhimin e lëndës së parë drusore. Janë të njohura të paktën 6 familje të ndryshme të drurit Paulovnia: P.Elongate, P.Fargesii, P.Fortunei, P.Giabrata, P.Taiwaniania, P.Tomentosa; e njohur ndryshe me emrin Kiri. Paulovnia është kultivuar në Kinë prej 3000 vjetësh, më pas në SHBA prej vitit 1700 dhe në Japoni prej vitit 1970 nga dhe kur druri u bë një biznes eksporti miliarda dollarësh. Prej vitit 1972 nisi një studim shkencor në laborator për të përmirësuar cilësitë e kësaj peme, deri në arritjen e kësaj cilësie në vitin 2007 ku u krijua një pemë perfekte për kultivimin dhe prodhimin e drurit në kohe rekord. KLONI I Paulovnias nuk është OMGJ, por një Patentë.

Vetitë
Storia-02E njohur në industrinë e drurit dhe të mobiljeve si “alumini i drunjtë”, KLONI I PAULOVNIAS është 30% më i lehtë se çfarëdo lloji tjetër druri me përbërje të fortë. Kloni i Paulovnias është rezistent ndaj përthyerjes (rritet drejt), rezistent ndaj tkurrjes (nuk thyhet) dhe në përgjithësi është rezistent ndaj deformimeve, duron temperatura nga -30 deri në +50°C. Druri është i bukur, i pastër dhe i freskët. Nuk ka nyje dhe konsiderohet si dru i kategorise A. Për shkak të vetisë së saj për përpunim të hollë, kloni i Paulovnias është një pemë me dru të jashtëzakonshëm për trarë, për prodhimin e mobiljeve të brendshme, kompesatë, për shtëpi të parafabrikuara dhe gjysëm të fabrikuara, panele të brendshme për ndërtim, dru për ndërtim dhe pothuajse për çdo lloj përdorimi tjetër. Është një dru i çmuar dhe i përdorur për pjesët e brendshme të jahteve, në detaje të prestigjit të lartë (rrënjët përdoren për pjesët e brendshme të Rolls Rojs). Kloni i Paulovnias është rritur si një burim i djegshëm biologjik, një hap i rendësishëm për krizën energjitike. Pema natyrale rigjenerohet në bazë të sistemeve të saj që ndodhen tek rrënjët, duke fituar kështu emrin “ Pema e zogut Feniks”.

Faktori ekologjik

Storia-03Bima mund të mblidhet çdo 3 vjet pa u mbjellur sërish. Gjethet e saj kanë një rritje shumë të shpejtë dhe kanë kapacitet të stërmadh në thithjen e dioksidit të karbonit dhe pluhurave, si dhe bazuar tek vlerat ushqyese përbën një ushqim të përsosur për kafshët bujqësore. Trungu rritet drejt në mënyrë të përsosur dhe pa nyje për rreth 6 metra. Organizata WELL FORESTRY WORLDWILDE – CARBON EMISSION e ka njohur klonin e Paulovnias si drurin me aftësinë më të madhe thithese ndaj dioksidit të karbonit dhe që çliron sasinë maksimale të oksigjenit në ajër, duke e shpallur bimën e së ardhmes njerëzore, falë vetive të saj zhvilluese dhe rigjeneruese. Çdo hektar përmban rreth 600 bimë, thith 1200 dioksid karboni në vit ( e barabartë me tymin e nxjerrë nga një makinë në 100.000 km largësi).