Projekti


Projekti i PAULOWNIA-IT srl konsiston në shitjen e fidaneve të klonuara të Paulovnias, një pemë me kërcell të përsosur që rritet në mënyrë të menjëhershme, ndjekjen e mbjelljes gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, propozim kontrate me shoqëri italiane të cilat blejne dhe tregtojnë produktin e drurit nga klonet e bimës tonë për të tre prerjet.


Lindja

Kloni, në fazën e parë prodhohet me sistemin e shumimit in vitro, hibridizimin, ruajtjen në serrë, rritjen dhe krasitjen e parë.

Nascita-00 Nascita-01 Nascita-03

Serra

Fidani vendoset përkohësisht në një vazo të vogël plastike me dhe organik. Rritet në serrë në faza të ndryshme përshtatjeje.

serra-01 serra-02 serra-03

Përgatitja e Terrenit- Ujitja

Toka duhet liruar në thellësi dhe në sipërfaqe duhet të jetë e përgatitur me frezaturë të imët. Këshillohet sistemi ujitës me pikatore, përkatësisht 2 pikatore me prurje 4 litra, të vendosura në 30/35 cm thellësi; 16 litra ujë për bimë çdo 3 ditë; 1 hektar kërkon rreth 1000 m3 ujë në vit, në varësi të llojeve të tokës dhe kushteve atmosferike.

preparazione-01 preparazione-02 preparazione-03

Dorëzimi

Transportimi në kamionë frigoriferikë, me temperaturë 16°C, të ambalazhuara në kuti kartoni.

consegna-01 consegna-02 consegna-03

Vendosja Në Terren

Fidani duhet shkëputur nga vazoja plastike duke e futur në ujë me qëllim që të mos dëmtohet aparati rrënjësor. Pasi terreni të jetë përgatitur, hapet një gropë dhe depozitohet fidani duke e mbuluar me tokë të shkrifët 2/3cm mbi aparatin rrënjësor dhe duke ushtruar një presion të lehtë

mbi terrenin sipër, pa shtypur rrënjët.

Dimora-01 Dimora-02 Dimora-03

Rritja

Fidani i sapombjelle ka nevoje per 30 dite qe te adaptoj apapratin rrenjesor ne terrenin e ri, per kete arsye nuk rritet. Ne vazhdim do te rritet me rreth 4/5 cm ne dite, duke ndjekur nje program fekondimi.

crescita-01 crescita-02 crescita-03

Prerja Teknike

Dimrin e parë pas mbjelljes, kur bima është kthyer tashmë në një pemë me diametër rreth 6 cm, i bëhet prerja teknike e cila ndihmon për të forcuar rrënjën. Pas prerjes pjesa e mbetur në terren duhet mbrojtur me një përbërës (ngjitës) të veçantë.

taglio-01 taglio-02 taglio-03

Rigjenerimi

Pas prerjes teknike, në pranverë, trungu i mbetur në terren nis me prodhimin e sytheve të reja. Kur hyjnë në ciklin vegjetativ të zhvillimit, sythet arrijnë lartësinë prej 1 m. Sythet e tepërta duhen eleminuar gradualisht pak nga pak duke lene vetem njerin. Pas 3 vitesh do të bëhet prerja e parë e produktit të përfunduar dhe ndiqet nga ciklet tre vjeçare të prerjes. Jeta e bimës është mesatarisht 45/50 vjet. Në pranvere, bima për rreth 30 ditë mbushet me lule aromatike. 1 ha mund të japë rreth 800/1000 kg mjaltë të një cilesie shumë të mirë.

ricrescita-01 ricrescita-02 ricrescita-03

Produkti Përfundimtar

Dru me rezistencë ndaj lagështisë dhe me rezistencë të lartë ndaj zjarrit. Përdoret për të gjitha përdorimet e drurit, nga ndërtimi për instrumente të bukura muzikore, mobilje, anije, etj.

finale-01 finale-02 finale-03